Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Ferencvaros – Prishtina.
Rezultati pas 45 mintuave është 0 me 0.
Ishte një ndeshje me raste nga të dyja anët, me Prishtinën që kishte dy raste jashtëzakonisht të mira për gol.
Otto John humbi rastin e “artë” për gol pasi që dështoi i vetëm para portierit kundërshtar.
Megjithatë, mund të thuhet se ishte një paraqitje shumë pozitive nga skuadra kosovare në këtë pjesë të parë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.