Liga e Kampionëve: Crvena Zvezda mund të luajë në Shqipëri përballë Tiranës
Crvena Zvezda do të përballet me FC Europa në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Por, në mesditën e së hënës, skuadra serbe do ta zbulojë se kush do të jetë kundërshtari i radhës eventual në këtë kompeticion, shkruan Zeri.
UEFA ka ngushtuar listën e kundërshtarve eventual para hedhjes së shortit.
Në mesin e skuadrave që mund të përballet Crvena Zvezda është edhe kampioni i Shqipërisë, Tirana.
Kundërshtarët e mundshëm të klubit beogradas janë Midtjylland, Sheriff/Fola Ash, Konas/Sarajevo ose Dinamo Tblisi/Tirana.
Ndeshjet në fjalë do të luhet më 25 dhe 26 gusht.
Crvena Zvezda në rundin e dytë preliminar me gjasë do të jetë mysafir, që nënkupton se kampioni i Serbisë mund të udhëtojë drejtë Tiranës për një ndeshje eventuale.