Liga e Evropës rikthehet me sfidat e fundit të grupeve, Man Utd, Arsenal e Roma me ndeshje vendimtare

Liga e Evropës rikthehet sonte në program me ndeshjet e rrethit të gjashtë të fazës së grupeve.

Vëmendja kryesore do të jetë në takimet e Manchester United, Arsenalit dhe Romës të cilat zhvillojnë takimet vendimtare.

“Djajtë e Kuq” synojnë ta mbyllin kampanjën e grupeve në pozitën e parë dhe luajnë me rivalin direkt, Real Sociedadin në udhëtim me fillim nga ora 18:45.

Skuadra baske ka 15 pikë në pozitën e parë, tri më pak ka Man United në pozitën e dytë. Dyja skuadrat kanë siguruar me kohë kalimin tutje.

Arsenali në shtëpi luan me Zurichun dhe me një fitore eventuale do ta siguronte kalimin nga vendi i parë. “Topçinjtë” kanë 12 pikë, dy më shumë se PSV. Ky takim nis nga ora 21:00.

E paqartë është çështja e kualifikimit te Roma. Ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho vetëm fitorja e dërgon tutje në takimin kundër Ludogorets, me këta të fundit që janë në pozitën e dytë me shtatë pikë, njëjtë sikurse “Giallorossi”. Sfida mes Romës dhe Ludogorets nis nga ora 21:00.

TË GJITHA NDESHJET E SOTME:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *