Lewandowski kundërpërgjigjet – shënon dy herë dhe barazon shifrat

Ndeshja mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund po del të jetë shumë e bukur, ku vetëm në pjesën e parë janë shënuar katër gola (2-2).

Golat u shënuan nga dy sulmuesit më të mirë në Bundesliga, Robert Lewandowski dhe Erling Haaland.

Fillimisht ishte norvegjezi që shënoi në minutat 2’ dhe 9’, duke i dhënë një epërsi solide Borussias.

Por sulmuesi më i mirë në botë për momentin, Lewandowski doli në skenë fillimisht në minutën e 26, kur shënoi për 2-1.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Bayern fitoi penallti, ndërsa Lewa e ktheu në gol për 2-2.

 

Skuadrat shkojnë në pushim, ndërsa na pret një pjesë e dytë e zjarrtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *