Robert Lewandowski ka barazuar një tjetër rekord të legjendës gjermane Gerd Muller.
Bayerni triumfoi me rezultat të thellë 5-0 si mysafir ndaj Stuttgartit, në duelin hapës të xhiros së 16-të në Bundesliga.
Fitorja e bavarezëve u përcaktua nga dy protagonistë kryesor të ndeshjes, me gjermanin Serge Gnabry i cili shënoi një tregolësh dhe i regjistroi edhe dy asistime të tjera, dhe sulmuesi polak Robert Lewandowski i cili relizoi një ‘dopietë’ të radhës.
Me golat e shënuar të 41-të dhe 42-të, Lewandowski tani ka barazuar rekordin tjetër të Gerd Muller, tani atë për më së shumti gola të realizuara në Bundesliga përgjatë një viti kalendarik.
Muller ka mbajtur i vetëm këtë rekord për 49 vite, kur kishte realizuar 42 gola në vitin 1972.
Sulmuesi polak do të ketë një shans të fundit për të mposhtur këtë rekord të premten kur Bayerni e pret Wolfsburgun në ndeshjen e fundit të kampionatit për këtë vit kalendarik.
Kujtojmë që Lewandowski ia theu rekordin Mullerin për më së shumti gola të realizuara përgjatë një sezoni në Bundesliga, kur polaku realizoi 42 gola në ecionin 2020-21 në Bundesliga.
Ndryshe Lewandowski (68) gjithashtu është vetëm 1 gol pas numrit më të lartë të golave të Cristiano Ronaldos në një vit kalendarik (69) i cili do të synojë ta barazojë apo tejkalojë në sfidën ndaj Wolfsburgut.