Leverkuseni me Xhakën synojnë trofeun e dytë sezonal

Bayer Leverkuseni do të ballafaqohet me Kaiserslauternin të shtunën në finale të Kupës së Gjermanisë.

Leverkuseni dhe Kaiserslauterni takohen në finalen e Kupës gjermane nga ora 20:00.

Kjo ndeshje zhvillohet në “Olympiastadion” në Berlin.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso u mposht 3:0 nga Atalanta në finale të Ligës së Evropës të mërkurën.

Ishte humbja e parë që prej majit të vitit 2023. Kampioni i Gjermanisë ishte në ecuri prej 51 ndeshjeve rresht pa disfatë.

Me këtë seri, Leverkuseni e theu rekordin 59-vjeçar të Benficas portugeze.

Kaiserslauterni është ekip i kategorisë së dytë në futbollin gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *