Levante e nxjerr në shitje Enis Bardhin, ja sa milionë kërkon për yllin shqiptar

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi duket se do të largohet para fundit të kontratës së tij nga ekipi i Levantes.

Levante ka nevojë për shitje prej 16 milionë eurove për t’iu shmangur një dënimi nga FFP (Fair Play Financiar).

Klubi spanjoll po shpreson në shitjen e Bardhit nga i cili synon të arkëtoj mbi 12 milionë euro.

Kontrata aktuale e lojtarit me Levanten skadon në verën e vitit 2022, por është një klauzolë që mund t’i rinovohet atij deri më 2024.

Disa klube angleze më parë kishin shprehur interesim për lojtarin, ku ndër to ishin edhe Newcastle United dhe Leeds United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *