Gjithçka është konfirmuar, Leroy Sane është lojtari më i ri i Bayern Munchenit, transmeton Insporti.
Lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me gjigantët bavarez, ku pritet të fitojë rreth 17 milionë euro në vit.
Bayerni ka paguar 49 milionë euro për yllin gjerman, ndërkohë 11 milionë janë bonuse varësisht nga performancat e lojtarit.
Gjatë paradites lojtari bëri testet mjekësore në qendrën stërvitore të Bayernit.