L’Equipe tallet keq me Messin pa eliminimin nga Real Madridit

Shtypi francez nuk e kapërdin dot eliminimin e PSG-së kundër Real Madridit në 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Leo Messi është veçuar sërish, si herët e tjera gjatë sezonit të tij të parë në klubin parizien, pas largimit nga Barcelona verën e kaluar, si “delja e zezë”…

Versioni dixhital i francezes “L’Équipe” i kryeson informacionet e saj për ndeshjen në fjalë me titullin ‘Irrationnel’. Një fjalë që do të thotë “irracionale”, por që luan edhe me emrin e Messit, Lionel (irrat-ionnel). Në fakt, një foto e vetme e yllit argjentinas në moment dëshpërimi ilustron faqen e parë.

Në faqen që ilustron kronikën e ndeshjes, fotoja është Karim Benzema, arkitekti i madh i përmbysjes dhe kualifikimit të Real Madridit, duke shënuar të tre golat në pjesën e dytë. “Le Messie”, i përkthyer “Mesia”, është titulli që aludon gjithashtu për Messin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *