Lionel Messi është pa dyshim futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Teksa ka fituar gjashtë herë Topin e Artë dhe shumë trofe ekipor, duket se arritjet e Messit do të jenë tepër të vështira për tu thyer në brezat e ardhshëm.
Cilësitë e argjentinasit janë të pakopjueshme nga dikush tjetër.
Zotëron aftësi për të luajtur kudo në vijën e përparme, për të dribluar, ka kreativitet dhe shënon gola që mund t’i imagjinosh vetëm në “Playstation 4”.
Megjithatë për ish-lojtarin e Liverpool, Luis Garcia, ende nuk i kemi parë të gjitha nga Lionel Messi.
Sipas tij, në të ardhmen a afërt do ta shohim “pleshtin” të luajë në mesfushë.“Ai ka mësuar të adaptohet dhe të vendosë talentin e tij në ekip.
Pas largimit të Inestës dhe Xavit, ne e kemi parë atë të luante kudo, në krah, pas 2 sulmuesve dhe si sulmues qendre.
Kur luante pas 2 sulmuesve, si trekuartist, Messi jepte maksimumin në lojë. Prandaj shumë shpejt mund ta shohim në mesfushë”- u shpreh Garcia për Barça TV, transmeton sportexpress.
Në moshën 32 vjeçare, teksa i afrohet fundit të karrierës, argjentinasi mund të kërkojë të jetë më kreativ dhe të ndihmojë sulmuesit të shënojnë sa më shumë gola./Gazeta-Topi/