Lëndohet ylli i Barcelonës

Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë ditën e sotme. Mbrojtësi i ekipit, Junior Firpo ka pësuar një dëmtim në dorën e tij të majtë dhe përveç dëmtimit ajo që shqetëson më shumë është mënyra se si është marrë ky dëmtim.

Firpo ka qenë duke garuar me “Go-kart” dhe ka pësuar një aksident nga i cili ka vrarë dorën e majtë. Ende nuk është përcaktuar se sa serioz është ky dëmtim pasi priten ekzaminime të tjera.

Duket se tersi i dëmtimeve nuk po i ndahet këtë sezon blaugranave.

Kujtojmë që Barça vuan mungesën e dy prej lojtarëve më me rëndësi në ekip, siç janë Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *