Lëndohet Mane, përplaset kokë më kokë me portierin kundërshtar dhe bie pa ndjenja

Ylli i Liverpool ishte duke luajtur për Senegalin kundër Cape Verde në Kupën e Afrikës kur mori një goditje të fuqishme në kokë dhe më pas u detyrua të largohej nga fusha.

Ai pësoi një goditje të rëndë në kokë në një përplasje kokë më kokë me portierin e skuadrës kundërshtare, por e vazhdoi qëndrimin në fushë, madje edhe arriti që të shënojë golin e parë për skuadrën e tij.

Mane u duk se mbeti pa ndjenja pasi u përplas Josimar Dias në minutën e 52-të të lojës, si rezultat i se cilës portieri i Cape Verdes u përjashtua me karton të kuq.

Çuditërisht, Mane u lejua të qëndronte në fushë dhe shënoi një gol të bukur të përdredhur në minutën e 63-të, përpara se të zëvendësohej përfundimisht disa minuta më vonë, ndërsa Senegali vazhdoi dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0 dhe kaloi në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Ende nuk është lëshuar ndonjë njoftim nga Senegali apo Liverpooli për lëndimin e tij, por ai mund të mungojë në ndeshjet e mbetura të Kupës së Afrikës për Senegalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *