Franca është në ankth të madh për shkak se vetëm një javë para Euro 2020 Karim Benzema u largua nga fusha gjatë pjesës së parë të ndeshjes miqësore kundër Bullgarisë.
Sulmuesi i Real Madridit, i cili u rikthye në skuadrën e Didier Deschamps, bëri me gjest drejt stolit për tu zëvendësuar në minutën e 37-të.
Ai u shtrëngua me rripa rreth këmbës së tij të djathtë dhe dukej se po ecte duke qaluar kur u largua nga fusha.
Sidoqoftë, raportet e para se Benzema pësoi vetëm një dëmtim të vogël dhe u mor si një masë paraprake përpara ndeshjes së parë të Francës kundër Gjermanisë të martën e ardhshme.
“TF1” thotë se lojtari çaloi gjatë kalimit nëpër tunel, por ishte në gjendje të lëvizte pa ndihmën e askujt.
Benzema, i cili po luante vetëm ndeshjen e tij të dytë për vendin e tij që nga viti 2015, u zëvendësua nga sulmuesi i Chelseat Olivier Giroud.
Franca është në Grupin F në Euro 2020 së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë.