Kylian Mbappe vuan nga një dëmtim në kofshë të marrë në ndeshjen kundër Montpellier.
Shqetësuese janë ekzaminimet e bëra mëngjesin e kësaj të enjteje për pjesëmarrjen e tij në fazën eliminatore të Champions League kundër Bayern Munich më 14 shkurt.
Sipas L’Equipe, ai tashmë do mungojë ndaj Toulouse të shtunën, Marseille të mërkurën e ardhshme në Coupe de France dhe gjithashtu me shumë gjasa për udhëtimin në Monaco, pas 10 ditësh.
Deri më sot, pjesëmarrja e tij në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut më 14 shkurt është padyshim e pasigurt, por me Mbappe-n, i cili në të kaluarën ka treguar kapacitete shumë të shpejta rikuperimi, gjithçka është gjithmonë e mundur.