Lëndimi i Keita sjell frikë te Liverpool, Klopp jep të rejat për mesfushorin

Lëndimi i Naby Keita ka rritur shqetësimet te skuadra e Liverpool, duke lënë mesfushën e gjymtuar.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dhënë disa komente lidhur me Naby Keita, pas humbjes ndaj Manchester United.

Klopp ka bërë të ditur se mesfusha do të jetë në mungesë lojtarësh, pas lëndimit të afrikanit.

“Dje ai ishte i lënduar. Duhen konsultime më të thella, por nuk duket se mund të stërvitet nesër”, ka thënë Klopp.

“Na duhen më shumë vlerësime. Ai mungoi dje, sot, dhe nuk e di se sa shumë do të mungojë”, shtoi gjermani.

Klopp është pyetur nëse ‘Reds’ do të intervenojnë duke transferuar ndonjë mesfushor këtë merkato, por ka thënë se nuk është përgjigje që mund ta jap ai, gjithnjë duke shtuar se do të donte të kishte më shumë lojtarë në dispozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *