Barazimi me rezultat 1-1 kundër Manchester Cityt duhet të jetë harruar menjëherë nga Liverpooli, përkatësisht nga trajneri i kësaj skuadre, Jurgen Klopp.
Kjo për arsye se gjatë kësaj ndeshje, nga fusha u detyrua të largohet mbrojtësi i krahut të majtë, Tret Alexandre Arnold për shkak të një lëndimi të pësuar.
Ky lëndim erdhi pas rreth një ore lojë në “Etihad Stadium” nga një dyluftim me lojtarin kundërshtar dhe lojtari u zëvendësua nga James Milner.
“The Reds” ende nuk kanë dalur me ndonjë komunikatë zyrtare mbi këtë çështje, por pas ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp konfirmoi se Arnlod nuk do te udhëtojë për t’i zhvilluar ndeshjet me Kombëtaren e Anglisë.
“Ai nuk do të mund të luajë për Anglinë. Nesër do të bëhet ekzaminimet mjekësore dhe pastaj do të shohim.”, deklaroi Klopp.