Lëndimet po e shkatërrojnë, Ramos mund të “varë” këpucët në gozhdë

Sergio Ramos ishte një nga lojtarët më të mirë që skuadra e Real Madrid kishte në organikën e saj.

Mbrojtësi spanjoll mbajti edhe shiritin e këtij klubi deri në vetën e kaluar kur preferoi të transferohej tek gjigandët francez te PSG.

Një eksperiencë e re kjo për Ramos, ku drejtuesit dhe gjithë tifozët parizienë prisnin shumë nga mbrojtësi, me debutimin që erdhi shumë vonë për shkak të dëmtimit që kishte marrë gjatë fazës përgatitore.

Ky dëmtim u ndjek edhe nga një “kalvar” me dëmtime të tjera të cilat siç raporton “Le Parisien” mund të detyrojnë mbrojtësin e PSG-së të pensionohet nga futbolli i luajtur para kohës.

Për “Le Parisien” ka folur mjeku Jean Marcel Ferret, i cili thotë se këto dëmtime janë shumë të rrezikshme sepse nuk dihet koha e rikuperimit të tyre dhe se muskuli apo tendinat janë të konsumuara dhe kanë marrë goditje gjatë gjithë kohës.

Ramos do ta ketë të vështirë që të luajë kundër Realit të Madridit në Champions, por më e keqja e mundshme është që mund t’i japë lamtumirën futbollit në fundin e këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *