Leipzigu ia ka dalë ta mund PSG-në më përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Parisienët kaluan në avantazh qysh
në minutën e 6’të me anë të Di Maris, e i cili në minutën e 16’ e humbi edhe një penallti.
Vendasit arritën që në fund të pjesë së parë saktësisht në minutën e 42’ të barazonin rezultati 1-1 falë golit te realizuar nga Christopher Nkunku.
45 minutat e parë u mbyllën më rezultat 1-1, ndërsa në pjesën e dytë gjermanët arritën ta përmbysin rezultatin dhe ti arkëtonin tri pikë shumë të rëndësishme.
Në minutën e 56’ sulmuesi suedez, Emil Forsberg, shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfunduar 2-1.
Pas kësaj fitoreje Leipzigu renditet i dyti në Grupin H me 6-të pikë, ndërsa PSG mbetet e treta me tri sosh.
Ndeshjen e radhës PSG e pret në shtëpi Leipzigun me 24 nëntor.