Rummenigge në shkrimin e tij ka analizuar skuadrën, trajnerin Florian Kohfeldt, e gjithashtu sheh një rreze shpresë te Milot Rashica, i cili po kërkohet nga skuadrat e mëdha.
Sipas Rummenigge, Milot Rashica do t’i sillte Werder Bremen një shumë të madhe parash, teksa shton se kosovari e ka të vështirë të rritet në atë skuadër, dhe në një skuadër me lojtarë cilësorë ai do të zhvillonte edhe më shumë talentin e tij.
“Ai është një lojtar më të vërtetë i mirë, i cili në të vërtetë mund të sjellë 50 ose 60 milionë euro. Tarifa fikse e transferimit të tij thuhet se është më pak se 40 milionë euro”, shkruan Rummenigge, përcjell lajmi.net.
“Kjo është një shumë e madhe parash për Werder. Rashica do të bënte mirë me Liverpoolin apo Borussia Dortmundit, e veçanërisht nëse Jadon Sancho do të linte Dortmundin, atyre do t’u duhej dikush si ai”.
“Për më tepër, ai ka akoma për t’u zhvilluar. Ai bëhet më i mirë në një ekip më të mirë Unë ende e di këtë nga koha kur isha aktiv. Ju merrni gjithçka nga lojtarët më të mirë dhe përparoni vetë. Në Werder, Rashica nuk mund të tregojë të gjitha aftësitë”.
“Mbi të gjitha, ai gjithashtu duhet të luftojë dhe të sjellë gjithçka në ekulibër për të mbajtur skuadrën në ligë. Për sa i përket potencialit, ai ka mundësi të ndryshme”.