Legjenda franceze: Karriera e Messit dhe Ronaldos ka mbaruar, duhej të ishin treguar më të zgjuar

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk po kalojnë kohë të mira në ekipet e reja, PSG dhe Manchester United.

Të dy skuadrat ku luajnë dy nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Ish futbollisti francez, Nicolas Anelka, ka konsideruar se karriera e Ronaldos dhe Messit ka mbaruar dhe se ata duhej të ishin treguar më të zgjuar dhe të angazhoheshin në sfida “më të lehta“.

“Kjo është çfarë ndodh me lojtarët që duan të luajnë gjatë. Karrierat e tyre kanë mbaruar dhe unë mendoj se të dy duhet të jenë të lumtur me çfarë kanë arritur në 15 vite. Ata ishin mbi të gjithë dhe tani është normale që të ngadalësojnë”, ka thënë Anelka.

“Të dy duhej të tregoheshin më të zgjuar. Ata nuk ishin të zgjuar. Ata duhej të merrnin një sfidë më pak të komplikuar sepse duhet të bësh vendimin e duhur për të mbyllur karrierën në maja. Ka lojtarë që nuk hezitojnë të pensionohen me 32, 33 apo 34, për të mos u kritikuar. Unë e përfundova me 36, por me 32 vite shkova në Kinë”, ka shtuar francezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *