Legjenda e Argjentinës kundër Messit: Nuk është më fenomen!

Ish-portieri i Argjentinës, Hugo Gatti, ka folur në lidhje me kapitenin Lionel Messi. Ai mendon se “Pleshti” nuk është më aq magjik sa më parë, pasi ecën shumë në fushë. Në bisedën e tij për “El Chiringuito”, Gatti ka folur pa doreza.

“Nuk më intereson nëse më kritikojnë në Argjentinë. Jam shumë nacionalist dhe Messi është fenomen, por ai nuk është i tillë tani. Ata e trajtojnë keq, pasi e ngrejnë në qiell. Ai po ecën shumë në fushë. Duhet të bëjë më mirë.

“Cristiano dhe ai janë më të mirë. Messi duhet të luajë më mirë, të ketë më shumë ritëm, të ecë dhe të bëjë gjërat e tjera të futbollit. Qetësohu djalosh, duhet të luash më mirë. Kur ka lojtarë si Messi, Maradona apo Pele, të gjithë shokët e ekipit mundohen gjithmonë t’u japin topin atyre për të fituar ndeshjet”, – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *