Legjenda e Anglisë lavdëroi Brojën në BT Sport pas paraqitjes së tij briliante ndaj Tottenhamit

Armando Broja mbrëmë kundër Tottenham shënoi golin e tij të gjashtë në Premier Ligën Angleze me fanellën e Southampton.

Broja shkëlqeu në fitoren e Southampton në udhëtim ndaj Tottenham 2:3 dhe paraqitja e tij është lavdëruar nga legjenda angleze, Glen Hoddle live në BT Sport pas ndeshjes.

“Ishte një gol instiktiv dhe i përfunduar aq mirë nga Broja. Dukej i rrezikshëm gjatë gjithë mbrëmjes. Është një sulmues kaq i mirë. Tani të bën të pyesësh veten nëse do të jetë pjesë e rëndësishme Chelsea-t në sezonin e ardhshëm”, deklaroi Hoddle.

Reprezentuesi shqiptar shënoi golin e parë të natës për mysafirët në minutën e 23-të.

Më pas gjatë ndeshjes, ai kishte edhe dy raste të mira shënimi por që fati nuk ishte në anën e tij.

Broja, 20-vjeçar, këtë sezon në Premier Ligë është paraqitur në 20 ndeshje, 11 si titullar dhe 9 nga banka rezervë, duke shënuar gjashtë gola, një më shumë se sa Romelu Lukaku i Chelseat, që kushtoi mbi 100 milionë euro.

Ylli shqiptar është i huazuar nga Chelsea në Southampton për këtë sezon dhe me formën që po kalon, pritet të kthehet në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *