Newcastle ka pronarët më të pasur në botën e futbollit.
Ish-lojtari i Chelseat dhe Liverpool-it, Joe Cole, tha se Newcastle do të shpenzojë një shumë të majme për nënshkrimin e lojtarëve në afatin kalimtar të ardhshëm.
“Ata do të shpenzojnë nga 200 deri në 300 milionë euro në janar. Ata janë pronarët më të pasur që kemi parë ndonjëherë dhe besoj se thjesht do të shpenzojnë para dhe do të transferojnë katër ose pesë lojtarë”, tha anglezi.
Ai vlerësoi gjithashtu punësimin e trajnerit Eddie Howe: “Ai e njeh Premier League dhe është në gjendje të përmirësojë lojtarët e tij. Ai është njeriu i duhur për këtë punë”, përfundoi ish mesfushori anglez.