Leeds ka marrë një fitore të jashtëzakonshme kundër Manchester City-t në Premier League.
Sfida e luajtur në Eithad është fituar 2-1 nga skuadra e “Loco” Bielsa-s.
Protagonisti Stuart Dallas, autori i dy golave të miqve.
Një rezultat që është akoma më i pabesueshëm nga fakti se Leeds e ka luajtur pjesën e dytë me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Cooper në fundin e pjesës së parë.
Leeds nuk fitonte një ndeshje të kampionatit në fushën e Manchester City-t që nga viti 2001.
Asnjë skuadër nuk ka arritur të fitojë një ndeshje të Premier League të luajtur në Etihad me një lojtar më pak për më shumë se 45 minuta.