Në vitin 2018, LeBron James u largua nga ekipi i Cleveland Cavaliers për të firmosur një kontratë 4-vjeçare me Lakers. Nga kjo kontratë, “King James” arkëtoi 153 milionë dollarë në total dhe këtë sezon që nis më 22 dhjetor ai do të arkëtojë 39 milionë dollarë.
Me këtë shumë (39 milionë), LeBron bëhet basketbollisti më i paguar në historinë e NBA-së nga kontratat e tij. Në total, shuma e arkëtuar nga James në karrierën e tij si profesionist shkon në 344 milionë dollarë, shumë që natyrisht do të rritet edhe më shumë.
LeBron kalon në këtë renditje Kevin Garnet, që në 22 sezone në NBA kishte arkëtuar 334 milionë dollarë, ndërsa në vendin e tretë ndodhet Kobe Bryant, që në 20 sezone në NBA arkëtoi nga kontratat 323 milionë dollarë.