Leart Paqarada lëndohet në ndeshje me St.Paulin, në dyshim për grumbullimi me “Dardanët”?

Leart Paqarada është larguar më herët nga fusha e lojës në takimin e St.Paulit kundër Regensburgut në Bundesliga II.

Mbrojtësi i krahut është lënduar në minutën e 62-të të përballjes, me ç’rast është larguar nga loja.

Ndonëse nuk dihet ende shkalla e lëndimit, grumbullimi i tij me Kombëtaren e Kosovës në muajin shtator mbetet në dyshim.

Leart Paqarada është ftuar nga përzgjedhësi i “Dardanëve”, Alain Giresse për ndeshjen e muajit shtator në Ligën e Kombeve.

Paqarada mungoi për një kohë të gjatë te Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *