Mediumi i madh francez, Le Parisien raporton se Kylian Mbappe ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain.
Sipas mediumit francez, Mbappe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kampionin e Francës.
E ardhmja e Mbappes ishte në mëdyshje tash e një kohë, me Real Madridin që kërkonte shërbimet e tij.
Mbappe ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar, por nuk u lejua në verë, teksa kontrata e tij aktuale skadon në qershor të këtij viti.
Kylian Mbappe has now agreed a new two-year PSG contract in principle, according to Le Parisien ? pic.twitter.com/CTmKcO4tGB
— GOAL (@goal) May 5, 2022