Lazio synon futbollistin shqiptar të Premierligës

Me hapjen e afatit kalimtar të janarit, skuadra italiane Lazio synon afrimin e lojtarëve të rinj për të qenë më kompetitiv dhe për të arritur objektivin zonën Champions.

Për afrime, drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare, ka simpatizuar gjithmonë shqiptarin me pasaportë gjermane Shkodran Mustafin që në kohën kur u aktivizonte me skuadrën e Sampdorias.

Kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 ka një kontratë me Arsenalin deri në qershorin e këtij viti.

Synimi i Igli Tares është i qartë, që të marrë bashkombasin e tij në muajin qershor, muaj ku i skadon kontrata dhe Mustafi do të jetë lojtar i lirë për të firmosur me çdo klub.

Mbrojtësi 28-vjeçar me origjinë shqiptare është aktivizuar me “Topçinjtë” e Londrës 9 herë këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *