Lazio përmbys Interin, asnjë minutë në fushë për Muriqin

Lazio e ka mposhtur Interin në derbin e kësaj jave me rezultat 3:1 në një sfidë me shumë emocione e ku nuk munguana as tollovitë.

Ndeshja midis Lazios dhe Interit ka qenë një spektakël i vërtetë ku janë shënuar plot 4 gola, por në fund triumfues kanë dalë bardhekaltrit.

Interi kaloi e para në avantazh me Perisiç në minutën e 13-të, i cili shndërroi në gol një 11 metërsh të fituar nga Barela pas një kontakti me Hysajn në zonë. Pjeas e dytë nisi vrullshëm për Lacion, që gjithashtu barazoi me 11-metërsh.

Bastoni preku topin me dorë në zonë dhe për arbitrin ishte penallti. 10 minuta nga fundi, Filipe Anderson dërgon Lacion në avantazh por shpërthen një sherr i madh në fushë, pasi zikaltrit pretenduan për mungesë të Fair Play pas një faulli në dëm të Di Markos.

Megjithatë, Milinkoviç Saviç i dha goditjen e fundit Inzagit duke shënuar golin e tretë dhe të nokautit. Sarri arrin të marrë një fitore shumë të rëndësishme duke mundur kampionët e Italisë në një ndeshje mjaft të luftuar. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi nuk ka lujatur asnjë minutë në këtë takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *