Lazio në krizë: Sarri “përplaset” me lojtarët pas humbjes se thellë te Verona

Lazio është rikthyer pa pikë dhe me rezultat të thellë nga dueli i javës së nëntë në Serie A.

“Biancocelesti” pësoi disfatë të thellë 4-1 nga Verona në udhëtim, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi i vendasve Giovanni Simeone që realizuar plot katër gola.

“Il Messaggero” raporton se trajneri i Lazios, Maurizio Sarri i pyeti lojtarët nëse dëshironin ta shkarkonin pas humbjes 3-0 ndaj Bolognas dhe disfatës te Verona.

Që nga mposhtja kundër Empolit në raundin e parë të ndeshjeve, Lazio ka humbur ndaj Milanit, Galatasarayt, Bolognas dhe Veronas, dhe ka marrë vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit jashtë në Serie A.

Gazeta pretendon se Sarri pyeti lojtarët e tij nëse duan që ai të largohet nga detyra e shefit të shtabit.

Lazio pozicionohet e teta në renditjen tabelore me 14 pikë të grumbulluara.

Ndryshe, Vedat Muriqi që është pjesë e Lazios nuk është inkuadruar për asnjë minutë të vetëm në katër përballjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *