Lazio është mposhtur nga Fiorentina në udhëtim me rezultat të pastër 2:0 në kuadër të javës së 35-të në Serie A.
Vlahovic me dy gola ia dha fitoren shumë të rëndësishme vendasve.
Në këtë takim minuta pati edhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi, i cili u inkuadrua në minutën e 75-të të ndeshjes.
Për Lazion kjo humbje do të thotë se pothuajse i kanë humbur shpresat për vendet që dërgojnë në Champions League.
Ata gjenden në vendin e gjashtë me 64 pikë, pesë më pak se Atalanta, Juventusi dhe Milani.
Në anën tjetër, Fiorentina me këtë fitore ikë +7 larg zonës së rrezikshme.