Lazio merr tri pikët ndaj Bolognas, Muriqi aktivizohet për më shumë se 25 minuta

Lazio ka marrë tri pikët e radhës në Serie A.

Në përballjen kundër Bologna, Lazio ka arritur të shënojë fitore jo aq të mundimshme, me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 54’, kur rrjetën e tundi mesfushori Luis Alberto.

Në minutën e 64’ ishte koha që në fushë të zbriste luani i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili kësisoj luajti për më shumë se 25 minuta.

Rezultatin final e vulosën golat e Ciro Immobile, i cili çoi topin në rrjetë në minutën e 77’ dhe De Silvestri në minutën e 92′.

Me këtë fitore lazio numëron shtatë pikë në pesë ndeshje, kurse Bologna mbetet me tri pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *