Lazio ka filluar të punojë në tregun e transferimeve, edhe po pret fundin e këtij sezoni emocionues për skuadrën nga kryeqyteti italian.
Drejtori sportiv Igli Tare, po punon për të forcuar ekipin, dhe rruga që çon drejt Olivr Giroud duket e vështirë, shkaku i konkurrencës së madhe.
Sipas asaj që raporton ‘Corriere dello Sport’, Lazio nuk dëshiron të braktisë pistën që dërgon drejt Vedat Muriqit, përcjell lajmi.net.
Igli Tare beson se Vedat Muriqi mund të përshtatet në një kampionat elitar, siç është Serie A.
Kartoni i Muriqit do t’i kushtonte Lazios 20 milionë euro, me lojtarin që këtë sezon te Fenerbahce ka shënuar 15 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Muriqi gjatë afatit kalimtar është kërkuar edhe nga Manchester United dhe Tottenham Hotspur./Gazetatopi.com.