Lautaro te Barcelona, menaxheri i tij sqaron gjithçka

Lautaro Martinez nuk lëviz nga Interi. Ky është lajmi i mirë që kanë marrë sot tifozët zikaltër, të cilët ishin në ankth pas lajmeve të përhapura në ditët e fundit se sulmuesi argjentinas kishte nisur bisedimet jo vetëm me Barcelonën, por edhe me Real Madridin.

Carlos Beto Yaque, menaxheri i futbollistit, ishte sot i pranishëm në zyrat e klubit dhe mendohej se do të diskutonte me zikaltërit mundësinë që të transferohej në Spanjë. Por në largimin nga kjo mbledhje, ai ka folur për reporterët e pranishëm duke siguruar që një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

“Ishte një vizitë kortezie. E gjitha këtu, vetëm kaq. Real dhe Barcelona? Asgjë, Lautaro qëndron këtu tek Interi”, deklaroi ai para gazetarëve, duke qetësuar për momentin tifozët e Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *