Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ishte shumë afër medaljes së bronztë në Kampionatin Europian që po mbahet në Portugali, por ajo në luftën e fundit nuk ia ka dal për të mbetur pa medalje.
Fazliu u mposhtë në repesazh nga garuesja Wermer për ta mbyllur kështu këtë eveniment pa trofe.
Të kujtojmë se Kosova dje fitoi një medalje të artë me Distria Krasniqin dhe një të bronztë me Nora Gjakovë, ndërsa sot është në pritje të një medalje nga Akil Gjakova që tashmë e ka siguruar finalen e madhe.