Largimi i Zidanes nga Real Madridi, kapiteni Ramos vjen me fjalë prekëse

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka reaguar pas largimit të Zinedine Zidanes nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Zidane edhe zyrtarisht nuk do të jetë trajner i Real Madridit me lajmin e bërë të ditur nga vetë klubit “mbretëror”.

Mbrojtësi spanjoll ka reaguar në Instagram me disa fjalë prekëse.

“Një dhe i vetmi. Ju uroj gjithë të mirat, ty dhe familjes tëndë. I meritoni të gjitha. Shijoje jetën”, ka shkruar Ramos në llogarinë e tij.

Sergio Ramos është gjithashtu afër largimit nga Los Blancos me kontratën që i skadon në qershor dhe rinovimi i saj duket larg.

Ramos kërkon kontratë dyvjeçare, ndërkohë madrilenët i kanë ofruar vetëm një.

https://www.instagram.com/p/CPX3RFbpJIS/?utm_medium=copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *