Largimet që po i shkaktojnë kokëdhimbje Barcelonës

Klubi po e ka shumë të vështirë që të shesë disa nga lojtarët e saj

Fundi i merkatos verore është duke ardhur me shpejtësi dhe Barcelona është duke vuajtur për të gjetur blerës për disa lojtarë që ata dëshirojnë t’i shesin.

Këto shitje janë esenciale në uljen e pagave të lojtarëve, të cilat nevojiten për të nënshkruar lojtarë të rinj dhe për t’i regjistruar lojtarët që ka kërkuar Xavi.

Derisa disa negociata janë duke bërë progres, disa të tjera kanë ngecur, me asnjë zgjidhje në horizont.

Aubameyang dhe Chelsea

Shitja më e rëndësishme, dhe njëra nga të cilat klubi është duke punuar gjatë, është ajo e Pierre-Emerick Aubameyang.

Barcelona është në bisedime me Chelsea për disa javë, megjithatë edhe pse thuhet se ka një marrëveshje që disa herë, e vërteta është së asgjë nuk është finalizuar. Me vetëm dy ditë deri në fund të merkatos, shitja e gabonezit është një prioritet i lartë pasi që do të lironte hapësirë për faturën e pagave të ekipit.

Refuzimi i Al-Nassr

Një tjetër lojtar që mund të largohet është Miralem Pjanic. Lyoni ka treguar interesim për të, bashkë me skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Nassr.

Megjithatë, presidenti i këtij klubi ka zgjedhur rrjetet sociale për të theksuar se nuk ka pasur asnjë bisedë me Barcelonën për mesfushorin boshnjak,

Situata e Pjanic është befasuese. Në fillim, dukej se ai ishte afër largimit pasi u rikthye nga huazimi në Besiktas, vetëm Xavi jepte indikacione që ai do të qëndrojë.

Megjithatë, edhe pse Sergio Busquets do të jetë i suspenduar kundër Real Sociedadit, Pjanic nuk do të luajë dhe me sa duket boshnjaku ka dhënë shenja që është duke kërkuar një klub të ri.

S’ka oferta për Depay

Një situatë komplekse është ajo e Memphis Depay. Holandezi ishte afër bashkimit me Juventusin, por klubi nga Torino vendosi për të nënshkruar me Arkadiusz Milik.

Që nga ajo kohë, asnjë klub tjetër nuk e ka kërkuar. Edhe pse, asgjë nuk mund të përjashtohet në këtë pikë, me vetëm dy ditë në afatin e verës duke se Depay do të qëndrojë së paku deri në dimër në Camp Nou.

Dest dhe Braithwaite

Xavi e ka bërë të qartë që Sergino Dest nuk është pjesë e planeve të tij, duke mos e ftuar atë as në ditën e ndeshjeve.

Manchester United thuhet se janë të interesuar për të, por Barcelona dëshiron 20 milionë euro për mbrojtësin e djathtë, një shumë që skuadra e Premier Ligës e konsideron të madhe. Villarreal është përmendur po ashtu si një skuadër që mund ta kërkojë në huazim pas lëndimit të Juan Foyth.

Kurse për Martin Braithwaite, ai është duke kërkuar pesë milionë dhe të dy palët po flasin për një shkëputje kontrate së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *