Laporta vazhdon të insistojë se ylli argjentinas do të luajë në skuadrën e Barcelonës në qoftë se ai zgjidhet president në klub.
“Unë jam i sigurte që Messi dëshiron të qëndrojë këtu, edhe pse ka oferta nga klubet e tjera”, u shpreh 58 vjeçari.
“Unë gjithmonë kam përmbushur gjithçka që i kam propozuar Leo, prandaj them se kam përvojë në këtë aspekt”, përfundoi Laporta.
PSG konsiderohet të jetë klubi më i interesuar për të transferuar Messin në verë. Sidoqoftë, e ardhmja e Argjentinasit do të zgjidhet vetëm në qershor, siç ka deklaruar ai vetë së fundmi.
Katalanasit marrin PSG në Ligën e Kampionëve 16 në 16 shkurt dhe 10 mars.