Laporta përmend emrat e të gjitha klubeve që kanë pranuar t’i bashkohen Superligës Evropiane

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se shumë klube evropiane tashmë janë pajtuar t’i bashkohen Superligës Evropiane.

Laporta madje i ka përmendur të gjitha emrat e klubeve që sipas tij do t’i bashkohen këtij formati.

Sipas tij, të gjitha klubet spanjolle përveç Atletico Madridit, kanë pranuar t’i bashkohen Superligës teksa në këtë format do të bëjnë pjesë edhe skuadra angleze, portugeze, holandeze e belge.

Joan Laporta: “Këto klube tashmë kanë rënë dakord për Superligën. Inter, Milan, Napoli, Roma, Olympique Marseille, Benfica, Porto, Sporting, Ajax, Feyenoord, PSV, Anderlecht, Club Brugge dhe të gjitha klubet spanjolle përveç Atlético Madrid”, deklaroi ai.

Klubet angleze ndërkohë ditë më parë dolën me komunikata të ndryshme duke e mohuar kategorikisht një pjesëmarrje të tillë në këtë garë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *