Laporta nuk e do Koemanin trajner, kërkon largimin e tij

Mediat spanjolle kanë raportuar sot se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, po kërkon largimin e trajnerit Ronald Koeman.

Holandezi erdhi në krye të Barcelonës nga bordi i mëparshëm i Barcelonës dhe tash Laporta po e kërkon largimin e tij për shkak të rezultateve.

Koeman arriti ta fitoj Kupën me Barcelonë por në aspektet tjera dështoi plotësisht.

Ai ka shpërdoruar dy mundësi të arta për të kapur epërsinë dhe kreun e tabelës, mirëpo në fund dështoi dhe tani pothuajse janë jashtë garës për titull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *