Lionel Messi është shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën.
Ylli argjentinas duket se do të vazhdojë me katalonasit edhe për dy vite tjera.
Lidhur me këtë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha se ajo që po ndodh me Messin nuk është çështje parash, por ai dëshiron një ekip që mund të ndihmojë të fitojë tituj.
“Ajo që ndodh me Leon nuk është çështje parash, por çështje e së ardhmes dhe sportit. Ai dëshiron të vazhdojë me këtë ide, sepse ai dëshiron një ekip që mund ta ndihmojë atë të fitojë ligën, Champions League dhe tituj në një periudhë afatshkurtër” – tha Laporta
Ardhja e Agueros në Barcelonë mund të jetë një shtysë për Messin ta pranojë ofertën e klubit, pasi që mes tyre ka një miqësi të madhe.