Frank Lampard ka marrë drejtimin e Everton së fundmi, pas shkarkimit të Rafa Benitez. Tekniku anglez kërkon të përforcojë sulmin në verë.
Nga Anglia raportohet se Lampard kërkon të bëjë tijin sulmuesin Armando Broja, autor i 5 golave me Southampton këtë sezon.
“Shenjtorët” duan ta blejnë vetë sulmuesin e Shqipërisë, që e kanë marrë në huazim nga Chelsea.
Lampard e njeh Brojën, pasi e ka pasur nën urdhra te londinezët dhe i ka dhënë edhe mundësinë të debutojë me londinezët. Tani e do me ngulm tek Evertoni.