Lampard thyen heshtjen pas shkarkimit nga Chelsea: Jam i zhgënjyer

Frank Lampard është deklaruar pas shkarkimit nga posti i trajnerit tek klubi i Chelseat.

Lampard tha se për të ka qenë privilegj që ishte trajner i një klubi të madh siç është Chelsea.

“Ka qenë një privilegj i madh dhe një nder për të menaxhuar Chelsean, një klub që ka qenë një pjesë e madhe e jetës time për kaq kohë”.

“Unë jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon për ta çuar klubin përpara dhe për ta sjellë atë në nivelin tjetër”.

“Unë dua të falënderoj z. Abramovich, bordin, lojtarët, ekipin tim të trajnerëve dhe të gjithë në klub për punën e tyre të përkushtuar, veçanërisht në këto kohë të papara dhe sfiduese”, deklaroi Lampard.

Pozitën e Lampard te Chelsea pritet ta zë Thomas Tuchel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *