Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, ka folur për humbjen që pësoi ekipi i tij ndaj Arsenalit në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës.
Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve në ndeshjen e sotme ndaj Arsenal.
‘Jo mjaftueshëm sa duhet, sidomos në pjesën e parë, pjesa e dytë ishte më e mirë’, tha ai, transmeton lajmi.net.
‘Ne luftuam në pjesën e dytë, futëm lojtarë që na dhanë energji dhe dinamikë por ne duhet ti kishim ato nga fillimi’, tha 42 vjeçari.
‘Mesazhi ishte i qartë, ata ishin me ‘shpinë për muri’ dhe ne e dinim që ishte ndeshje me rrezikshmëri sidomos në derbi londinez ata do të provonin të tregonin vetvetën, por unë prap e marr përgjegjësinë për humbjen, por edhe lojtarët duhet të jenë të vetëdijshëm’, tha Lampard.
‘Ne ishim në pozitë të mirë për të dalë të dytët në tabelë, dhe ata dëshironin ta kthenin fatin në duart e tyre’, përfundoi Frank Lampard