Te skuadra e Dritës, të gjithë pjesëtarët e ekipit kanë rezultuar negativ për COVID-19.
Klubi kampion i Kosovës, Drita, këtë të shtunë do të luajë ndeshje në raundin paraeliminator të Ligës së Kampionëve.
Më herët gjatë ditës, klubi njoftoi se gjysma e ekipit ka rezultuar negativ, ndërsa janë ritestuar gjysma tjetër – gjithsej 17 persona.
Pas ritestimit, klubi gjilanas ka njoftuar se të gjithë, duke përfshirë edhe gjysmën tjetër kanë rezultuar negativ.
Ekipin e udhëhequr nga Ardian Nuhiu, të shtunën e pret përballja e rëndësishme ndaj skuadrës nga Andorra, Inter Club d’Escalades, në kuadër të raundit të parë paraeliminator të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Nyon të Zvicrës.