LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet Challandes

Pas humbjes së mbrëmshme nga Gjeorgjia, Federata e Futbollit të Kosovës po mban konferencë për shtyp.

Në qendër të kritikave është Bernard Challandes, kjo pas rezultateve tejet negative.

Në konferencë për media është i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili dha lajmin për shkarkimin e Challandes.

Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022, por epokës së tij në krye të kombëtares dardane i erdhi fundi një vit më herët, pas një fushate tejet dëshpëruese në kualifikime për Kupën e Botës 2022.

Më 2 mars 2018, Kosova nënshkroi me Challandes në një kontratë dy-vjeçare pasi ish trajneri Albert Bunjaki vendosi të japë dorëheqjen në tetor 2017 pas rezultateve të dobëta që kishte me Kosovën. Më 24 mars 2018, ai do të debutojë në ndeshjen e tij të parë si menaxher i Kosovës kundër Madagaskarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *