E ardhmja e Sergio Ramos duket se do të jetë larg Real Madrid dhe këtë gjë e konfirmojnë mediat spanjolle së fundmi.
Kontrata aktuale e 35-vjeccarit përfundon në fund të këtij sezoni dhe rinovimi sipas gjasave nuk do të vijë.
Mbrojtësi i Real Madrid është raportuar të ketë refuzuar rinovimin e kontratës nga klubi dhe për momentin po konsideron opsionet e tii për një largim të mundshme nga “Bernabeu”.
Marca raporton se perfaqësuesit e Ramos dhe të Real Madrid biseduan në 1 Janar, ku klubi i ofroi mbrojtësit zgjatjen e kontratës për 1 vit.
Oferta e re do ti sillte mbrojtësit te ardhura mbi 12 milion euro, por Ramosi ka refuzuar ofertën e klubit pasi do të donte një kontratë më të zgjatur.