Sulmuesi i PSG-së, Neymar, mund të rikthehet te Barcelona.
Sipas gazetarit Khaled Walid, ka një marrëveshje mes klubeve për transferimin e sulmuesit 31-vjeçar, por ka një problem, paga e lartë e Neymar.
Në këtë skenar, është e mundur të marrësh në huazim brazilianin për një ose dy sezone.
Neymar është te PSG që nga gushti 2017. Kontrata e tij është deri në fund të sezonit 2024/2025.