Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Venezias dhe Juventusit.
“Zonja e Vjetër” është në avantazh me rezultat 0 me 1.
Alvaro Morata shënoi golin e vetëm në 45 minutat e parë.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për skuadrën e Allegrit në pjesën e parë.
Në minutën e 12, Paulo Dybala ka bërë shenjë se nuk mund të vazhdonte më, dhe detyroi Allegrin që ta zëvendësonte atë.
Dybala me sa duket ka pësuar një dëmtim muskulor në gjurin e djathtë dhe tashëm pritet të mësohet se cila është shkalla e dëmtimit.