Lajme të këqija për Maqedoninë e Veriut. Futbollisti shqiptar Arijan Ademi është dëmtuar në kyçin e këmbës së majtë dhe do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të blerta.
Mesfushori 30-vjeçar u dëmtuar në disfatën e thellën 4-0 me Gjermaninë, pas një përplasje me yllin e pacerave, Kai Haverc. Fillimisht u raportua për një dëmtim më të rëndë, por klubi i Ademit, Dinamo Zagreb ka dalë me deklaratë zyrtare duke treguar dhe kohën e rikuperimit.
‘’Pas diagnostikimeve, u mësua se Arijan Ademi ka dëmtuar kyçin e këmbës së majtë që e cila kërkon terapi për rreth katër javë’’, shkruan klubi kroat.
Ademi është pjesë e Dinamos së Zagrebit që prej vitit 2010 dhe aktualisht është kapiten i klubit kroat. Ky dëmtim do ta lërë 30-vjeçarin dhe jashtë Maqedonisë së Veriut për sfidat që do të zhvillojnë në nëntor për kualifikueset e Botërorit.